Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qenë në vizitë në Turqi, ku u u takua me biznesmenët dhe afaristët me origjinë nga Kosova si dhe afaristë nga Maqedonia e Turqia.
Postimi i tij i plotë:
“Gjatë këtij takimi kam ftuar afaristët që të investojnë në vendin tonë, duke ua prezentuar potencialin dhe kushtet e favorshme që ofron Republika e Kosovës për investime si dhe hapat e ndërmarra nga qeveria jonë në këtë drejtim.
Biznesmenët më njoftuan për veprimtarinë e tyre përfshirë edhe atë në Kosovë, ata më prezentuan plane konkrete për investime, të cilat ishin në finalizim, gatshëmëria për bashkëpunim ishte në nivelin e duhur. Ata u shprehën që deri më tani fokusi i investimeve nga Turqia ka qenë industria e shërbimeve, financave dhe energjisë, por ata do të shikojnë mundësitë për zgjerimin e investimeve në industrinë prodhuese.
Takimin e radhës e kam zhvilluar në kompaninë Baykar. Gjatë kësaj vizite shefi ekzekutiv i kompanisë Baykar, Z. Haluk Bayraktar më njoftoj për së afërmi me dronët dhe teknologjinë e fundit që po prodhohen në këtë kompani”, tha Mehaj në një postim në Facebook./UBTNews/