UBT News

Turqi: Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes pas raportit të inteligjencës turke

Pas zbulimeve të raportit, ministri i Mbrojtjes, Yasar Güler, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ky lajm ka shkaktuar përplasje të mëdha në opinion publik turk.

Raporti i inteligjencës dhe dorëheqja e ministrit tregojnë se ka ende kundërshtarë të Erdoganit brenda ushtrisë, pavarësisht pastrimit të bërë pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016. Presidenti turk pritet të ndërmarrë masa të mëtejshme për të pastruar ushtrinë nga elementët e dyshimtë.

Bazuar në raportin e dorëzuar Erdogan, vlerësohet se të paktën 300 nga gjithsej 650 nxënës të shkollave ushtarake morën pjesë në këtë përpjekje. Në veçanti bëhet fjalë për klasën e oficerëve të cilët gjatë diplomimit të tyre pak ditë më parë ngritën shpatat dhe thërrisnin “ne jemi ushtarët e Kemalit”, siç raporton korrespondenti i SKAI-t në Stamboll, Manolis Kostidis.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Turqia po përballet me sfida të shumta, si lufta në Siri, tensionet me Greqinë dhe kriza ekonomike. Presidenti Erdogan do të jetë nën presion të shtuar për të siguruar stabilitet dhe besueshmëri në institucionet kryesore të shtetit./UBTNews/

 

Exit mobile version