UBT News

Turqi: Çifti i sapomartuar rrahet mes vete për shpenzimet e dasmës

Se kujt i takon shpenzimet e dasmës vendosen ta zgjidhin në një formë jo të zakonshme.

Një rast i rrallë ka ndodhur në Turqi mes një çifti të sapomartuar.

Ayşenur 23 vjeç dhe Sinan 24 vjeç, të cilët u martuan në rrethin Marmaris të Muglas kohët e fundit u rrahën në mes të rrugës për shkak të shpenzimeve të dasmës së tyre.

Siç raportojnë mediat turke çifti së bashku me një mik, ndodheshin në qytetin e Uzunyalı, ku edhe ndodhi rasti.

Gruaja me këtë rast shkoi në polici dhe e denoncoi burrin e saj.

Në deklaratën e saj në stacionin e policisë ajo u shpreh se po debatonte me nënën në telefon për shkak të shpenzimeve të dasmës dhe më pas burri i saj e goditi me grusht.

Të bashkangjitur gjeni pamjet e rastit:

Exit mobile version