Në Turqi, një gjykatë në Izmir ka urdhëruar arrestimin e një gruaje, Dilbura Y., për nxitje urrejtjeje dhe fyerje të presidentit pas kritikave ndaj ndalimit të Instagramit. Ky ndalim, i vendosur më 2 gusht, u justifikua nga autoritetet me pretendimin se platforma nuk përputhej me ligjet turke dhe ndjeshmëritë e opinionit publik.
Ndalimi u hoq më 10 gusht pas ndërhyrjes së Meta Platforms, e cila pranoi të bashkëpunonte me autoritetet turke.
Dilbura Y. e kishte kritikuar ndalimin në një intervistë të postuar në YouTube, duke e quajtur këtë veprim si një shkelje të të drejtave të lirisë dhe duke akuzuar mbështetësit e ndalimit si “idiotë”. Ky arrestim është dënuar nga Oda e Avokatëve të Smirnës, e cila ka kritikuar mënyrën se si qeveria trajton lirinë e shprehjes dhe është bërë thirrje për një sistem gjyqësor të pavarur./UBTNews/