Britney Spears ka vendosur të mbrojë Justin Bieber, pas kritikave që mori për përfshirjen e fotove me djalin Jack Blues Bieber, në promovimin e albumit të ri “Swag II”.
Disa prej ndjekësve reaguan negativisht ndaj imazheve ku këngëtari shihej duke mbajtur në krahë të birin, por Spears e rishpërndau njërën prej tyre, duke shkruar:
“Turp për ata që e gjykuan. Jam e dashuruar me këtë foto, është kaq e bukur”.
Bieber ka zakon të publikojë rregullisht foto me djalin, por pa treguar fytyrën e tij.
Së fundmi, ndau edhe një postim ku shiheshin duke kaluar kohë së bashku e duke treguar një anë më të ngrohtë dhe familjare të jetës së tij.
Ndërkohë, reagimi i Britney Spears erdhi vetëm pak kohë pasi ajo kishte ndarë një reflektim personal për periudhën e vështirë kur djemtë e saj u larguan për tre vite.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/