UBT News

Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër

Beyonce thuhet se ka shpërndarë në heshtje bileta falas për turneun“Cowboy Carter” për familjet me të ardhura të ulëta në Londër, pasi një numër i madh vendesh mbeten të pashitura në Tottenham Hotspur.

Superylli global 43-vjeçar, së cilën e shoqërojnë në skenë vajzat e saj Blue Ivy, 13 vjeçare, dhe Rumi, shtatë vjeçe, ka marrë kritika entuziaste për listën e saj ambicioze prej 40 këngësh, me kritikët që vlerësojnë shkallën e prodhimit dhe performancën e fuqishme të krijueses së hitit “Texas Hold’Em”.

Por, pavarësisht vlerësimeve kritike, asnjë nga gjashtë shfaqjet e saj në Londrën Veriore nuk është shitur plotësisht, duke habitur shumë njerëz marrë parasysh numrin e madh të fansave të saj.

Disa familjeve që mbështeten në mensa për të varfrit e bankat e ushqimit të komunitetit u janë dhënë bileta, organizatorët përpiqen të shmangin sikletin e seksioneve dukshëm të zbrazëta në vendin me kapacitet prej 62,000 vendesh.

Publikimi raporton se që nga nata e së hënës, qindra vende mbetën të lira për koncertin e së martës, me seksione të hapura në më shumë se 70 pjesë të stadiumit. Fansat dhe njerëzit brenda kanë treguar disa arsye për shitjet më të ngadalta. Shumë veta e kanë përmendur koston e biletave si një faktor kryesor.

Kur ato dolën në shitje për herë të parë në shkurt, paketat e nivelit të lartë arritën në 1120 euro – më e larta e çdo turneu në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Disa bileta në shitje paraprake që fillimisht kushtonin 730 euro janë ulur që atëherë në vetëm 165 euro.

Exit mobile version