Turmat u mblodhën në Place de la République në qendër të Parisit të enjten mbrëma në shenjë mbështetje për Ukrainën, e disa prej tyre mbanin flamurin ukrainas, sipas ekipit të CNN në Paris.
Ky është një nga dy tubimet e organizuara të enjten për të treguar mbështetje për Ukrainën, përfshirë edhe një protestë e organizuar para ambasadës ruse në Paris.
Anëtarët e turmës mund të dëgjoheshin duke brohoritur “sanksione kundër Rusisë”. Në tubim ishin të pranishëm edhe disa emigrantë ukrainas që jetojnë në Francë.
Slava – një shtetase ukrainase që nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj për arsye sigurie – i tha CNN, “Unë jam këtu për të mbështetur vendin tim”./UBTNews/