UBT News

Turisti filmohet duke gdhendur emrin e të dashurës së tij në Koloseun e Romës

Ministri i Kulturës i Italisë po bën thirrje që një burrë të “identifikohet dhe të sanksionohet” pasi ai u filmua duke gdhendur emrin e tij dhe të fejuarës së tij në Koloseun e Romës.

Gennaro Sangiuliano shkroi në Twitter se kjo është shenjë e joqytetarisë nga ana e një turisti i cili shkatërroi një nga vendet më të famshme në botë.

“Shpresoj se kushdo që e ka kryer këtë akt do të identifikohet dhe sanksionohet sipas ligjeve tona”, vazhdoi ai.

Ai përdori çelësa për të gdhendur disa shkronja në një nga muret e amfiteatrit gati 2 mijëvjeçar./UBTNews/

Exit mobile version