UBT News

Tunelet më unike në botë

Tuneli në Utah

Një nga tunelet më piktoreske të kombit mund të gjendet në Utah. Tuneli Sion-Mount Carmel në autostradën midis Parkut Kombëtar Sion të Utah dhe Parkut Kombëtar Bryce Canyon përfshin një seri “dritaresh” në muret ranore, duke i lejuar shoferët të shikojnë disa pamje mjaft spektakolare. Mos harroni të shikoni rrugën!

Tuneli në Shanghai, Kinë

Qëllimi kryesor i çdo tuneli është t’ju çojë shpejt nga pika A në pikën B. Poshtë tunelit Bund Sightseeing në Shanghai është lumi Huangpu. Ky atraksion turistik mjaft i çuditshëm i transporton mysafirët me makina të automatizuara përmes një tuneli të mbushur me drita LED, efekte të çuditshme audiovizuele.

Tuneli Laerdal – Norvegji

Norvegjia është shtëpia e tunelit më të kompletuar në botë. Inxhinierët që e ndërtuan këtë tunel nuk deshën që shoferët të kalojnë 20 minuta në “mërzi”, andaj ata e ndanë tunelin në seksione të ndryshme, secila me ndriçimin e vet.

Tuneli në Tokio

Tokyo Bay Aqua-Line është një nga tunelet më interesante, sepse është kombinim i një tuneli me një urë. Tipari më interesant është ndalesa gjigante e pushimit e vendosur në majë të saj, me dyqane, restorante dhe një vendpushim ku shoferët mund të dalin dhe t’i shtrijnë këmbët para se të hyjnë në tunel.

I gjithë procesi i ndërtimit mori më shumë se tri dekada./UBTNews

Exit mobile version