Gjatë vikendit, në Kosovë janë shënuar tri raste të reja të dhunës në familje.
Rasti i parë na ndodhur në Podujevë, më 1 shkurt. Sipas Policisë, viktima femër është trajtuar në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në rastin e dytë, në Prishtinë, është raportuar se ndaj viktimës femër i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë psikike. I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore.
Rasti i tretë ka ndodhur në Fushë Kosovë. Sipas Policisë, është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
