UBT News

Tse Chi Lop ekstradohet në Australi

Tse Chi Lop, një mbret i drogës, që dyshohet për drejtimin e një perandorie metamfetamine shumë miliarda dollarësh, është ekstraduar në Australi pas një beteje ligjore gati dyvjeçare me autoritetet holandeze.

Tse, 59 vjeç, u arrestua në janar të vitit 2021, në Aeroportin Ndërkombëtar Schipol të Amsterdamit pasi ateroi nga Tajvani. Autoritetet holandeze më pas e ndaluan atë me një urdhër nga Policia Federale Australiane (AFP) e lëshuar në vitin 2019 në lidhje me një operacion që synonte Sam Gor, sindikatën e trafikut të drogës që ai akuzohet se e drejton.

Nëpërmjet avokatëve të tij, Tse ka mohuar të gjitha akuzat që autoritetet australiane kanë ngritur kundër tij./UBTNews/

Exit mobile version