Gazetarja austriake, Franziska Tschinderle ka reaguar për medaljet e fituara nga xhudistet kosovare në Lojërat Olimpike ”Tokio 2020”.
Franziska Tschinderle ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Twitter ku ka potencuar se Kosova si një vend të cilit i mungon liberalizimi i vizave, vazhdon të mbetet ndër vendet që ka fituar më së shumti medalje ari nga Bashkimin Evropian.
”Kosova, statusi i së cilës është bllokuar nga Spanja dhe Greqia dhe të tjerët, liberalizimi i vizave të të cilëve mohohet nga Franca, fiton shumë më shumë medalje ari në Tokyo 2020 se çdo shtet anëtar në Bashkimin Evropian”, ka shkruar gazetarja austriake.
Kosovo, whose status is blocked by 🇪🇸 🇬🇷 and others and whose visa liberalization gets denied by 🇫🇷 currently wins more gold🏅at #Tokyo2020 than any EU member state. pic.twitter.com/kU9ZOOwCS8
— FranziskaTschinderle (@tschinderle) July 26, 2021
KultPlus