Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës në faqen zyrtare të tyre në facebook, ka shpërndarë një video, ku tregon për mënyrën e aplikimit online për tërheqjen e mjeteve të Trustit, për 10%.
Në videon e shpërndarë nga kjo faqe, tregohet qartësisht se si duhet aplikuar në faqen www.trusti10.org.
Kujtojmë, se javën e kaluar është votuar Ligji për rimëkëmbje ekonomike, ky hyn edhe tërheqja e 10 përqindëshit të mjeteve të Trustit, ligj ky i cili disa herë dështoi të votohej nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.