Liz Truss është kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Ashtu siç pritej, ajo mundi Rishi Sunak dhe u zgjodh në krye të Partisë Konservatore. Ajo mori 81 mijë e 326 vota ndërsa Sunak 60 mijë e 399 vota.
BBC shkruan se sfida e parë urgjente e udhëheqëses së re të konservatorëve është shpallja e një plani për të trajtuar kostot në rritje të energjisë.
Truss pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministres të martën, kur do të udhëtojë për të takuar mbretëreshën në Balmoral të Skocisë