Një sulm si ai i presidentit rus, Vladimir Putin nuk duhet të lejohet më kurrë dhe të shndërrohet në të pakontrollueshëm, deklaroi ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss ndërsa paralajmëroi Perëndimin që të përgatitet të kërkojë një ndryshim në vazhdën e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Ministrja e Jashtme, në një fjalim që do të mbajë sot në SHBA, do të krahasojë veprimet e Putinit me sulmet terroriste në Kullat Binjake, më 11 shtator 2001 dhe do të nxisë komunitetin ndërkombëtar të ndryshojë qasje ndaj liderëve të tillë botërorë si Putin.
Në një leksion që do të mbajë në Këshillin Atlantik në Uashington, Truss do të deklarojë se ka ardhur koha për t’i dhënë fund varësisë strategjike nga shtetet armiqësore dhe autoritare, përfshirë një largim nga përdorimi i energjisë ruse.
Kjo deklaratë do të vijë pasi Britania e Madhe dhe SHBA njoftuan se do të heqin gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit, si pjesë e sanksioneve të shtuara kundër Moskës.
Truss do të argumentojë gjithashtu se aleatët duhet të forcojnë parandalimin duke shpenzuar më shumë për mbrojtjen dhe NATO-n dhe duke paralajmëruar se “epoka e vetëkënaqësisë ka mbaruar”.ATSH