UBT News

Truss në OKB premton ndihmë ushtarake për Ukrainën

Kryeministrja britanike, Liz Truss u zotua të mërkurën para Kombeve të Bashkuara se do të vazhdojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën derisa ajo të triumfojë kundër Rusisë.

Truss është liderja e fundit perëndimore në Asamblenë e Përgjithshme në OKB që ngriti zërin kundër presidentit rus, Vladimir Putin, i cili gjatë të mërkurës u bëri thirrje rezervistëve të mobilizohen.

Vendimi i Putinit vë në pah “dështimin katastrofik” të pushtimit rus ndaj fqinjit të saj dhe përforcoi vendosmërinë e aleatëve perëndimorë për të mbështetur Kievin, tha ajo.

“Ne nuk do të ndalemi derisa Ukraina do të triumfojë”, tha Truss në Asamblenë e Përgjithshme.

“Në këtë moment vendimtar të konfliktit, unë zotohem se do të mbajmë ose rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, deklaroi ajo tutje./UBTNews/

Exit mobile version