Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha të enjten se kryeministri britanik, Boris Johnson mori vendimin e duhur me dorëheqjen e tij nga pozita e kreut të Partisë Konservatore, duke shtuar se qeveria duhet “të vazhdojë të qeverisë derisa të gjendet një udhëheqës i ri”.
“Kryeministri mori vendimin e duhur. Qeveria nën udhëheqjen e Borisit pati shumë arritje, përfshirë Brexit, vaksinat dhe mbështetja ndaj Ukrainës”, deklaroi ajo.
“Ne na duhet qetësi dhe uniteti dhe të vazhdojmë qeverisjen derisa ta gjejmë një lider të ri”, shtoi ajo.
Në një fjalim të mbajtur jashtë 10 Downing St, Boris Johnson tha se ai do të mbetet në rolin e tij derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri./UBTNews/