UBT News

Truss: Kriza e grurit në Ukrainë duhet të zgjidhet brenda muajit për të shmangur pasojat shkatërruese

Britain's Foreign Secretary Liz Truss (L) and Turkey's Foreign Minister Mevlut Cavusoglu give a joint press conference at the Ministry of Foreign Affairs in Ankara on June 23, 2022. (Photo by Adem ALTAN / AFP) (Photo by ADEM ALTAN/AFP via Getty Images)

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss tha sot se është “urgjente” të zgjidhet kriza e grurit në Ukrainë brenda muajit të ardhshëm për të shmangur një rezultat “shkatërrues”.

Duke folur në Ankara së bashku me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, Truss akuzoi edhe një herë presidentin rus, Vladimir Putin dhe theksoi se nëse kjo situatë e vështirë nuk zgjidhet, ka të ngjarë të çojë në “një uri të madhe në të gjithë globin”.

“Ai [Putini] bllokoi portet ukrainase dhe po ndalon 20 milionë tonë drithë që eksportohen në të gjithë globin, duke e mbajtur botën për shpërblesë”, tha ajo, e cila ndodhet në Turqi për të diskutuar planin për të nxjerrë drithin jashtë, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

“Ne jemi të qartë se anijet tregtare duhet të kenë kalim të sigurt për të qenë në gjendje të largohen nga portet ukrainase dhe se portet ukrainase duhet të mbrohen nga sulmet ruse”, tha Truss, duke shtuar se “Rusia nuk mund të lejohet të vonojë dhe të pengojë”.

“Ne jemi shumë të qartë se kjo krizë e grurit është urgjente dhe ajo duhet të zgjidhet brenda muajit të ardhshëm, përndryshe mund të shohim pasoja shkatërruese” tha Truss./UBTNews/

Exit mobile version