Lizz Truss ose Rishi Sunak do të kurorëzohet me titullin lider i ardhshëm i Partisë Konservative dhe kryeministër i Britanisë së Madhe sot.
Dyshja kanë kaluar gjashtë javët e fundit duke luftuar për të bindur anëtarët konservatorë se kanë atë që duhet për të drejtuar partinë – dhe vendin – pasi Boris Johnson dha dorëheqjen.
Kryeministri i ri trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë në 40 vjet./UBTNews/