UBT News

Trupi i Oliver Tree kthehet në SHBA pas aksidentit tragjik në Brazil

Familja e këngëtarit Oliver Tree ka njoftuar se trupi i artistit është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një javë pasi ai humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter në Rio de Janeiro të Brazilit.

Në aksidentin e rëndë mbetën të vdekur gjithsej gjashtë persona, ndërsa lajmi për vdekjen e artistit 32-vjeçar ka ngjallur reagime të shumta nga fansat dhe komuniteti artistik.

Përmes një mesazhi emocional të publikuar në Instagram, familjarët bënë të ditur se Oliver Tree tashmë ndodhet në Kaliforni, ku do të prehet përgjithmonë.

“Oliver tani është kthyer në Kaliforni, ku më në fund mund të pushojë. Trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë”, thuhet në deklaratën e familjes.

Artisti ishte i njohur për stilin e tij unik muzikor dhe paraqitjet karakteristike, duke krijuar një bazë të gjerë fansash në mbarë botën./A.K/

Exit mobile version