UBT News

Trupi i një adoleshenteje gjendet në makinën e këngëtarit D4vda

Mediat online kanë shpërndarë lajmin se në një automjet të regjistruar me emrin e këngëtarit amerikan D4vd, David Anthony Burke është zbuluar trupi i një adoleshenteje.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Celeste Rivas, e cila ishte shpallur e zhdukur më shumë se një vit më parë në Kaliforni.

Celeste, vetëm 13 vjeçe në kohën e zhdukjes, ishte parë për herë të fundit në prill të vitit 2024 pranë Liqenit Elsinore.

Detaje të dala në media sugjerojnë se ajo kishte një lidhje me një person të quajtur “David”, ndërkohë që një tatuazh me mbishkrimin “Shhh…” në gishtin tregues të saj ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme me artistin, i cili ka të njëjtin simbol të gdhendur në dorë.

Trupi i pajetë raportohet se është gjetur në fillim të shtatorit, në bagazhin e përparmë të një makine Tesla, e cila kishte qëndruar e braktisur për ditë të tëra në një parkim në Hollywood Hills. Policia ndërhyri pasi banorët denoncuan erë të rëndë që vinte nga automjeti.

Burime mediatike shkruajnë se autoritetet kanë konfirmuar pronësinë e mjetit, por nuk ka ende informacion zyrtar mbi përfshirjen e D4vd në këtë rast. Vetë këngëtari, sipas këtyre raportimeve, ka deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe është duke bashkëpunuar me hetimet.

Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë njoftim të detajuar mbi çështjen, lajmi ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version