UBT News

Trupi i gazetarit francez që u vra në Ukrainë kthehet në shtëpi

An undated photo of French journalist Frederic Leclerc-Imhoff, who was killed in shelling, is seen in this screengrab taken from a video released by BFM TV, obtained by Reuters on May 30, 2022. BFM TV/via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES.

Trupi i gazetarit francez, Frédéric Leclerc-Imhoff, i cili u vra më 30 maj pasi u godit nga predha pranë Severodonetsk-ut – u kthye në Francë.

Ishte rreth orës 03:00 të mëngjesit kur avioni që mbante eshtrat u ul në aeroportin Le Bourget nga Kievi. Prindërit, partnerja e Leclerc-Imhoff, disa nga të afërmit e tij dhe Ministrja e Kulturës e Francës, Rima Abdul-Malak, ishin të gjithë të pranishëm ndërsa arkivoli i tij u hoq nga një avion.

Të pranishëm ishin edhe zyrtarë nga kanali televiziv francez BFMTV, ku Leclerc-Imhoff kishte punuar për gjashtë vjet. Të premten do të mbahen homazhe për gazetarin dhe kamermanin në Paris./UBTNews/

Exit mobile version