UBT News

Trupat ukrainase janë ende duke avancuar në zonat e Bakhmutit

Ukrainian servicemen ride atop of a tank on a road to the frontline town of Bakhmut, amid Russia's attack on Ukraine, in Donetsk region, Ukraine May 12, 2023. REUTERS/Sofiia Gatilova

Ukraina po i mban zonat e konsiderueshme rreth Bakhmutit që pretendon se i ka marrë përsëri nga trupat ruse dhe forcat ukrainase janë ende duke përparuar në zona të caktuara, sipas zëvendësministres ukrainase të Mbrojtjes Hanna Maliar.

“Pothuajse 20 kilometra katrorë të çliruar në periferi ditët e fundit nuk kanë humbur. Ne po vazhdojmë. Po përparojmë në disa zona”, tha Maliar në llogarinë e saj në Telegram.

Ajo tha se “luftimet e ashpra” po vazhdojnë rreth qytetit të sulmuar, duke shtuar se trupat ruse gjithashtu “po përparojnë disi”.

Deklarata e Maliarit nuk mund të verifikohet dhe shumë vëzhgues mendojnë se përparimi ka qenë më modest se sa pretendohet.

Të martën, Maliar tha se trupat ukrainase “çliruan rreth 20 kilometra katrorë të periferive në Bakhmut – në veri dhe jug të qytetit”./UBTNews/

Exit mobile version