Trupat ruse do të kryejnë stërvitje ushtarake në Bjellorusi, në shtetin fqinj me Ukrainën, tha të hënën agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë e mbrojtjes në Moskë.
“Vlerësimi përfundimtar i aftësisë luftarake dhe gatishmërisë luftarake të njësive do të jepet … pasi të jenë kryer stërvitjet taktike të batalionit”, citohet të ketë thënë ministria.
Nuk u dhanë detaje se kur dhe ku do të zhvillohen stërvitjet, por njoftimi vjen disa orë para se presidenti rus, Vladimir Putin të vizitojë Minskun për bisedime me homologun e tij, Alexander Lukashenko.
Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në muajin tetor tha se 9 mijë trupa ruse po lëvizin në vend si pjesë e një “grupimi rajonal” të forcave për të mbrojtur kufijtë e saj./UBTNews/