UBT News

Trupat izraelite vranë një palestineze

Trupat izraelite qëlluan për vdekje një palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar të mërkurën, konfirmoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ushtria izraelite tha se palestinezja e armatosur me thikë, iu afrua një ushtari që “kryente aktivitetet rutinë të sigurisë” në veri të qytetit të Hebronit në Bregun Perëndimor dhe se ushtarët hapën zjarr. Ai tha se asnjë ushtarë nuk u lëndua në incident.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës tha se gruja, që u identifikua si Ghafran Warasna, vdiq si pasojë e plagëve të marra në gjoks afër kampit të refugjatëve Al Aroub. Ajo u lirua nga burgu në muajin prill.

Dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve është intensifikaur në javët e fundit me bastisje pothuajse ditore nga ushtria izraelite në zonat e administruara nga palestinezët në Bregun Perëndimor pas një vargu sulmesh vdekjeprurëse nga palestinezët që lanë të paktën 19 izraelitë të vdekur.

Tensionet u rritën pas vrasjes së gazetares Shireen Abu Akleh, e cila punonte për Al Jazeera-n./UBTNews/

Exit mobile version