Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant tha të martën se trupat izraelite brenda Gazës po veprojnë nga nëntoka për ta shkatërruar infrastrukturën e Hamasit.
“Ata po e lokalizojnë infrastrukturën e Hamasit dhe po përpiqen ta shkatërrojnë”, tha ai.
Gjatë një vizite në jug të Izraelit, Gallant tha se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit lokalizuan dy vëllezërit e Ahmed Randor, komandantit të Brigadës Veriore të Hamasit në Gaza, që u vra nga forcat izraelite.
“Qëkur Forcat Mbrojtëse të Izraelit e eliminuan Randorin, komandantin e Brigadës Veriore të Gazës, vëllezërit e tij u rrethuan dhe po ofrojnë informacione”, shtoi ai.
Infrastruktura e Hamasit në qytetin e Gazës dhe në veri të Gazës ishte buzë kolapsit, tha ai./UBTNews/