Trupat e pesë fëmijëve janë zhvarrosur nga një varr masiv në një qytet të pushtuar më parë nga forcat ruse.
Katër nga fëmijët u varrosën në një varr masiv në një varrezë në Lyman dhe një tjetër u zhvarros nga një varr i improvizuar i gërmuar nga nëna e tij në oborrin e tyre, sipas policisë.
Është konfirmuar paraprakisht se ata të gjithë vdiqën nga plagët e predhave si rezultat i granatimeve ruse, tha Policia Kombëtare e Ukrainës në një deklaratë të postuar në Telegram./UBTNews/