UBT News

Trupat e CSTO-s nisin tërheqjen nga Kazakistani pas protestave vdekjeprurëse

Russian peacekeepers of the Collective Security Treaty Organization attend the official ceremony of starting withdraw its troops in Almaty, Kazakhstan, Thursday, Jan. 13, 2022. In light of unprecedented mass protests that quickly grew violent, Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev requested help from the Collective Security Treaty Organization, a Russia-led military alliance of six ex-Soviet states. The bloc sent over 2,000 troops to Kazakhstan last week, and on Tuesday Tokayev declared their mission largely complete. (Vladimir Tretyakov/NUR.KZ via AP)

Mbi 2,000 trupa të udhëhequra nga Rusia filluan të tërhiqen nga Kazakistani pasi ishin vendosur kur protestat paqësore për rritjen e çmimit të energjisë, të cilat më pas u shndërruan në të dhunshme ku sipas autoriteteve të vendit, mbetën të vrarë mbi 150 persona.

Vendimi për dërgimin e paqeruajtësve ishte i pari për Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të udhëhequr nga Moska, shpesh e shpallur nga Rusia si një ekuivalent i NATO-s.

Në një ceremoni që shënon fundin e misionit të CSTO-së, ushtarët u rreshtuan teksa himnet e secilit prej gjashtë vendeve anëtare të CSTO-së u lëshuan përpara fillimit të fjalimeve zyrtare.

“Operacioni paqeruajtës ka përfunduar … detyrat janë përmbushur”, tha gjenerali rus Andrei Serdyukov, komandanti i kontingjentit të CSTO-së.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, tha të mërkurën se forcat ruse dhe aleate “luajtën një rol shumë të rëndësishëm në drejtim të stabilizimit të situatës në vend” gjatë vizitës së tij të parë në qytetin kryesor të vendit, Almaty./UBTNews/

Exit mobile version