Trupat e 200 personave janë gjetur në rrënojat e një ndërtese të lartë në Mariupol, qytet i kontrolluar nga Rusia, tha një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit, Petro Andryushchenko, në Telegram.
Trupat u gjetën me një “shkallë të lartë dekompozimi”, tha Andryushchenko, duke shtuar se vendasit kishin refuzuar t’i grumbullonin dhe autoritetet ruse e kishin braktisur vendin, duke lënë një erë të keqe në të gjithë qarkun.
Andryushchenko shtoi se një numër i madh kufomash janë të paketuara në një morg të improvizuar në Mariupol dhe se “qyteti është kthyer në varreza”.
Pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua gjatë bombardimeve ruse dhe luftimeve intensive në rrugë./UBTNews/