Një trup i pajetë është gjetur i varrosur në një arë në fshatin Baicë të komunës së Lipjanit, duke ngritur shqetësime serioze në komunitet dhe duke vënë në lëvizje autoritetet hetimore.
Viktima dyshohet të jetë një mashkull i moshës rreth 50 deri në 60 vjeç. Deri tani, identiteti i tij nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa hetimet janë në fazë fillestare.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar teksa identiteti i tij ende nuk është zbuluar.
Rasti është nën hetime teksa janë intervistuar katër dëshmitarë.
“Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.