UBT News

Trumpi dyshohet se i kërkoi punonjësit që t’i fshinte pamjet e sigurisë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump akuzohet se i ka bërë presion një punonjësi për të fshirë pamjet e sigurisë në shtëpinë e tij në Florida, në akuzat e reja penale që lidhen me keqpërdorimin e tij të dyshuar të dosjeve të klasifikuara, raporton BBC.

Aktakuza e re shton një akuzë për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes dhe dy për pengim, duke u bërë gjithsej 40 akuza në këtë rast.

Trump mohon çdo keqbërje dhe e ka quajtur prokurorin “të çmendur”. Ai po lufton çështje të shumta ligjore teksa kandidon sërish për president.

Një anëtar i stafit në pronën e ish-presidentit amerikan në Mar-a-Lago, Carlos de Oliveira, gjithashtu është paditur tani. Ai dyshohet se ka pyetur se çfarë mund të bëhet për të fshirë pamjet – të cilat prokurorët thonë se tregojnë se dosjet e mbajtura në mënyrë të paligjshme po zhvendosen.

Trump është deklaruar i pafajshëm së bashku me ndihmësin e tij të ngushtë Walt Nauta, i cili gjithashtu mori dy akuza shtesë për pengim të enjten.

Exit mobile version