UBT News

Trump: Xi jashtëzakonisht i vështirë për të arritur marrëveshje tregtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë një marrëveshje me Kinën për mosmarrëveshjen tregtare midis dy vendeve, së shpejti.

Më pëlqen presidenti Xi Jinping i Kinës, gjithmonë më ka pëlqyer dhe gjithmonë do ta pëlqej, por ai është shumë i ashpër dhe jashtëzakonisht i vështirë për të bërë një marrëveshje me të”, tha sot Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Ka pasur një pauzë në mosmarrëveshjen doganore midis dy ekonomive më të mëdha në botë që nga arritja e një marrëveshjeje në mesin e majit.

Marrëveshja përcakton një ulje të tarifave amerikane për importet kineze nga 145% në 30%, ndërsa tarifat e Pekinit për importet nga SHBA-ja do të ulen nga 125% në 10%.

Një deklaratë e përbashkët nga dy ekonomitë më të mëdha në botë tregoi se kjo do të ishte e përkohshme, duke zgjatur për 90 ditë.

Megjithatë, kohët e fundit, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se nuk i kanë respektuar marrëveshjet.

Kohët e fundit, SHBA-ja bllokoi dërgesën e pjesëve të turbinave në Kinë dhe u përpoqën të kufizonin aksesin e Kinës në teknologjinë e rëndësishme të çipave, duke e mërzitur shumë Pekinin.

Përveç kësaj, studentëve kinezë në SHBA do t’u revokohen vizat.

Kina, nga ana tjetër, akuzohet për mbajtjen e minerale të rëndësishme që nevojiten në industrinë e automobilave, ndër masa të tjera.

Trump dhe Xi thuhet se do të zhvillojnë një bisedë telefonike këtë javë./atsh

Exit mobile version