UBT News

Trump urdhëron tarifa 50% për çelikun dhe aluminin kanadez

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot në rrjetin e tij social Truth Social se administrata e tij do të rrisë tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit me 25 për qind shtesë, duke e çuar tarifën totale në 50 për qind.

Trump tha se ai prezantoi tarifat më të fundit në përgjigje të vendimit të qeverisë së provincës kanadeze të Ontarios për të vendosur një taksë 25 për qind mbi eksportet e energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan tha se ky vendim hyn në fuqi më 12 mars.

Kryebashkiaku i Ontarios, Doug Ford, prezantoi taksën në shenjë hakmarrjeje për tarifat 25 për qind të Trump për importet nga Kanadaja, raporton CNBC.

Në njoftim, Trump kërkoi që Kanadaja të heqë menjëherë tarifat për disa produkte të qumështit amerikan, të cilat ai i quajti një “masë anti-amerikane” dhe paralajmëroi se së shpejti do të shpallte një “emergjencë kombëtare të energjisë në zonën e prekur” të Shteteve të Bashkuara.

Exit mobile version