Republikani dhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk do të kandidojë më për presidencën amerikane nëse humb zgjedhjet e 5 nëntorit.
I pyetur nëse do të kandidojë sërish pas katër vitesh nëse nuk do të jetë i suksesshëm gjatë kandidaturës së radhës për Shtëpinë e Bardhë, ish-presidenti 78-vjeçar deklaroi: “Jo, nuk e bëj. Unë mendoj se do të jetë – kështu do të jetë. Nuk e shoh fare këtë. Shpresojmë se do të kemi sukses”.
Trump përballet me një garë të ngushtë kundër Zëvendës Presidentes Demokratike të SHBA-së, Kamala Harris, edhe pse kjo e fundit po dominon në sondazhe mbarëkombëtare.
Trump nisi kandidaturën e tij të parë për rizgjedhje në zgjedhjet e vitit 2020 në po të njëjtën ditë kur u inaugurua si president më 2017. Ai njoftoi kandidaturën e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë dy vjet më parë në nëntor të vitit 2022./UBTNews/