UBT News

Trump thotë se marrëveshja për mineralet do të jetë mbështetje për Ukrainën

Presidenti amerikan Donald Trump tha se një marrëveshje kritike për mineralet do të shërbejë si mbështetje për Ukrainën, pasi Kievi kërkon garanci sigurie nga SHBA si pjesë e një marrëveshjeje për dorëzimin e të drejtave të eksploatimit.

Duke folur më pak se 24 orë përpara se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se liderët do të nënshkruajnë një “marrëveshje shumë të rëndësishme për të dyja palët” gjatë takimit së tyre ballë për ballë.

“Kjo me të vërtetë do të na çojë në atë vend. Ne do të punojmë atje. Do të kemi shumë njerëz që do të punojnë atje. Dhe kështu, në këtë kuptim, është shumë mirë. Është një mbështetje, mund të thuash“, u tha Trump gazetarëve teksa priste kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë.

Nuk mendoj se dikush do të luajë nëse jemi atje me shumë punëtorë dhe kemi të bëjmë me minerale të rralla të tokës dhe gjëra të tjera që na duhen për vendin tonë, dhe ne e vlerësojmë shumë dhe mezi pres ta shoh atë. Ne do të flasim për këtë, do të flasim gjithashtu edhe sot me kryeministrin“, tha Trump ndërsa përgatitej të shkonte në takim me Starmerin pas dyerve të mbyllura.

Në Ukrainë ndodhen rezerva masive të mineraleve kritike dhe të rralla të tokës që mund të arrijnë në triliona dollarë. Ajo mban rreth pesë për qind të totalit të burimeve minerale në botë, sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2024. Përveç që ka një nga rezervat më të mëdha të konfirmuara të litiumit, Ukraina ka edhe gaz neoni të klasës gjysmëpërçuese që është kritik për prodhimin e çipave, beriliumit, uraniumit, zirkonit, apatitit, mineralit të hekurit dhe manganit.

Negociatat ishin përqendruar në dy pika të mëdha midis Washingtonit dhe Kievit, duke përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe nëse të drejtat e mineraleve do të shkëmbeheshin vetëm për ndihmën e ardhshme ushtarake të SHBA-së, ose nëse ato do të mbulonin këstet e mëparshme që i ishin dhënë Kievit nga administrata Biden.

Trump vazhdoi të përjashtonte përfshirjen e Ukrainës në aleancën e NATO-s, por tha se negociatorët do të kërkonin t’i kthenin Ukrainës sa më shumë territor që është i pushtuar nga Rusia.

Ata luftuan gjatë dhe fort në tokë, dhe ju dhe unë do ta diskutojmë këtë. Sigurisht që do të përpiqemi të marrim sa më shumë që mundemi, por për NATO-n, kjo thjesht nuk do të ndodhë“, tha ai, duke iu drejtuar Starmerit.

I pyetur për komentet e tij që e quajti Zelenskyyn një diktator, Trump tha: “A e thashë këtë? Nuk mund ta besoj që e thashë këtë.”

Trump tha se nuk beson se presidenti rus Vladimir Putin do të shkelë fjalën e tij pasi SHBA vazhdon të angazhohet me Kremlinin në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke e përshkruar pikëpamjen e tij për Putinin si “besim dhe verifikim”.

Le ta quajmë kështu, dhe unë mendoj se ne të dy mund të jemi kështu. Duhet të verifikoni sepse nuk e dini kurrë se çfarë do të ndodhë. Unë njoh shumë njerëz që do të thoshit ‘nuk ka shanse që të të mashtrojnë ndonjëherë’, dhe ata janë njerëzit më të këqij në botë. Unë njoh të tjerë për të cilët do të garantonit se do t’ju mashtronin. Dhe e dini se çfarë, ata janë 100 për qind të ndershëm, kështu që nuk e dini kurrë se me çfarë përballeni“, tha ai, duke shtuar:

“Ne duhet të bëjmë një marrëveshje së pari. Tani për tani nuk kemi një marrëveshje. Kemi Rusinë. Kemi Ukrainën. Mendoj se kemi avancuar shumë mirë përpara. Mendoj se Rusia ka vepruar shumë mirë”.

Exit mobile version