Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet menjëherë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ta arritur një marrëveshje e cila i jep fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
“Nga ajo çfarë kam dëgjuar, Putini dëshiron të më takojë, dhe do ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur. Unë do ta takoja menjëherë”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
Trump theksoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka thënë atij se është i gatshëm për ta bërë një marrëveshje për përfundimin e luftës.
Ndërkohë, duke folur përmes video-lidhjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Trump tha të enjten se dëshiron ta takojë Putinin së shpejti, duke shtuar se përpjekjet e SHBA-së për ta siguruar një marrëveshje për paqe kanë filluar, por nuk dha hollësi.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Trumpi thoshte vazhdimisht se do t’i jepte fund shpejt luftës dhe këtë e përsëriti edhe pak ditë para se ta merrte detyrën. Tani, ai thotë se mund të nevojiten muaj për këtë.
Ndërkohë, edhe Zelensky foli në Forumin Ekonomik Botëror, ku tha se nevojiten një forcë paqeruajtëse me 200.000 trupa për ta siguruar për ta garantuar çfarëdo marrëveshje armëpushimi me Rusinë në të ardhmen
Ai shtoi se një forcë e tillë paqeruajtëse do të ishte vetëm njëra nga pjesët e garancive të përgjithshme të sigurisë që do t’i nevojiteshin Kievit, në rast se fillojnë bisedimet për armëpushim me Putinin.
Më herët, Zelensky tha për Bloomberg News se për të qenë efektive një forcë paqeruajtëse, pjesë e saj duhet të jenë patjetër edhe trupat amerikane.
“Nuk mund të jetë pa Shtetet e Bashkuara”, tha ai për Bloomberg.
“Së pari, askush nuk do të rrezikojë pa Shtetet e Bashkuara. Së dyti, kjo mund ta ndajë NATO-n, t’i ndajë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Është ëndërr e Putinit ta ndajë këtë aleancë“, shtoi ai.
Një forcë paqeruajtëse prej 200.000 trupash do të ishte përpjekje e paparë për Evropën, shumë më e madhe se forcat individuale të shumicës së kombeve. Misioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Bosnje e Hercegovinë arriti kulmin në vitin 1996 me 60.000 trupa, rreth një e treta e tyre nga Shtetet e Bashkuara.
Zelensky tha se një forcë kaq e madhe ndërkombëtare do të ishte e nevojshme duke pasur parasysh se personeli i Ushtrisë së Rusisë tejkalon shifrën prej 1.5 milion, ndërsa Ukraina ka vetëm gjysmën e këtij numri.
Vendosja e një force të huaj ushtarake në Ukrainë po diskutohet me vende që mund të jenë të gatshme të marrin pjesë, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer, më 16 janar.
Shtypi britanik raportoi gjithashtu se Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë biseduar për mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë si një forcë paqeruajtëse pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me telefon më 23 janar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe diskutoi rëndësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë.
Departamenti i Shtetit tha se Rubio gjithashtu riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s pasi Trump tha se “nuk është i sigurt” nëse Shtetet e Bashkuara duhet të shpenzojnë ndonjë gjë për aleancën, ndërsa i shtyu vendet e tjera anëtare t’i rrisnin shpenzimet për mbrojtjen deri në 5 për qind të PBB-së.
Një forcë paqeruajtëse prej 200.000 trupash do të ishte përpjekje e paparë për Evropën, shumë më e madhe se forcat individuale të shumicës së kombeve. Misioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Bosnje e Hercegovinë arriti kulmin në vitin 1996 me 60.000 trupa, rreth një e treta e tyre nga Shtetet e Bashkuara.
Zelensky tha se një forcë kaq e madhe ndërkombëtare do të ishte e nevojshme duke pasur parasysh se personeli i Ushtrisë së Rusisë tejkalon shifrën prej 1.5 milion, ndërsa Ukraina ka vetëm gjysmën e këtij numri.
Vendosja e një force të huaj ushtarake në Ukrainë po diskutohet me vende që mund të jenë të gatshme të marrin pjesë, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer, më 16 janar.
Shtypi britanik raportoi gjithashtu se Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë biseduar për mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë si një forcë paqeruajtëse pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me telefon më 23 janar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe diskutoi rëndësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë.
Departamenti i Shtetit tha se Rubio gjithashtu riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s pasi Trump tha se “nuk është i sigurt” nëse Shtetet e Bashkuara duhet të shpenzojnë ndonjë gjë për aleancën, ndërsa i shtyu vendet e tjera anëtare t’i rrisnin shpenzimet për mbrojtjen deri në 5 për qind të PBB-së./REL/