Duke folur pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare të Iowa-s, në të cilat ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës çimentoi statusin e tij të favoritit republikan teksa përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, Donald Trump tha se “situata izraelite” është “shumë e tmerrshme”.
Ai shtoi se “Izraeli nuk do të ishte sulmuar kurrë” nëse do të ishte Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe e quajti Joe Bidenin “presidentin më të keq” në historinë e SHBA.
Trump tha se do t’i “zgjidhte ato shumë shpejt”, duke iu referuar situatës në Ukrainë dhe Izrael, pa dhënë detaje të mëtejshme./UBTNews/