UBT News

​Trump tërheq kandidaturën për të drejtuar agjencinë amerikane të të dhënave të punësimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr nominimin e ekonomistit konservator EJ Antoni si kreu i Byrosë së Statistikave të Punës (BLS).

Nominimi erdhi menjëherë pasi Trump shkarkoi komisioneren e BLS, Erika McEntarfer në mes të mandatit të saj, pas një raporti të dobët të punësimit që ngriti shqetësime në lidhje me ekonominë amerikane.

Nominimi i Antonit u vlerësua nga konservatorët, por disa ekonomistë të pavarur thanë se ai nuk ishte i kualifikuar për këtë punë dhe se konfirmimi i tij mund të dëmtonte besueshmërinë e BLS-së.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk dha një arsye për tërheqjen, por tha se presidenti planifikon të nominojë një kandidat të ri për këtë rol së shpejti.

Ndërkohëm, Presidenti ka hedhur poshtë vazhdimisht shqetësimet në lidhje me politikat e tij ekonomike, duke argumentuar se tarifat që ai ka vendosur mbi partnerët tregtarë globalë do të rrisin vendet e punës dhe prodhuesit në SHBA./S.K/KP/

 

Exit mobile version