UBT News

Trump takon sot kryeministrin Starmer, viziton arkivat e Churchillit

Presidenti amerikan Donald Trump do të largohet këtë të enjte (18 shtator) nga Kështjella Windsor, për t’u nisur drejt Chequers ku ndodhet prona rurale e Kryeministrit Keir Starmer. Trump dhe Keir Starmer do të vizitojnë arkivat e Sir Winston Churchill në Chequers përpara se të zhvillojnë takimin e më pas konferencën për shtyp.

Nga Kështjella Windsor në Chequers- Trump takon sot kryeministrin Starmer, viziton arkivat e Churchillit

Gjatë kësaj vizite, presidenti amerikan pritet të zhvillojë bisedime edhe me udhëheqësen e opozitës Kemi Badenoch.

Trump zhvilloi vizitën e tij të dytë shtetërore (hera e parë për një president) në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të Mbretit Charles III.

Të qenit presidenti i parë që merr një ftesë të tillë, Trump e vlerësoi si privilegj, ndërsa natyrën e pritjes në kështjellën Windsor e cilësoi si një prej nderimeve më të larta të jetës së tij.

Në fjalimin e tij në banketin shtetëror, ai i bëri homazh marrëdhënieve që gëzojnë të dy vendet.

Mbreti, nga ana e tij, vuri theksin te ripërtëritja e marrëdhënieve Britani-SHBA, duke iu referuar besimit të palëkundur në miqësinë me Trump dhe angazhimit të përbashkët për pavarësi dhe liri, transmeton RTSH./D.B/KP

Exit mobile version