UBT News

Trump sulmon ashpër Netanyahun

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi ashpër aleatin e tij të dikurshëm, ish-liderin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar atë për ‘tradhti’.

Trump tha se ishte i zemëruar me Netanyahun për mënyrën se si ai e uroi presidentin Joe Biden për fitoren në zgjedhje.

Trump i dha këto komente gjatë disa intervistave për një libër rreth rolit të tij në ndërtimin e paqes në Lindjen e Mesme.

Administrata amerikane nën drejtimin e Trumpit, nga viti 2017-2021, u konsiderua më e favorshmja ndaj Izraelit.

Netanyahu shërbente si kryeministër i Izraelit gjatë periudhës së Trumpit, dhe ata kishin raporte të shkëlqyera, shpesh edhe e lavdëronin publikisht njëri-tjetrin.

Trump tha se ndihej i tradhtuar nga thirrja e kryeministrit të atëhershëm të Izraelit drejtuar Joe Bidenit, duke e uruar këtë të fundit për fitimin e presidencës. Trump kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve, megjithëse pretendimet e tij nuk u mbështetën kurrë.

“Nuk kishte asnjë që bëri më shumë për Netanyahun se unë. Nuk kishte asnjë që bëri për Izraelin më shumë se unë. Dhe personi i parë që vrapoi për të përshëndetur Joe Bidenin ishte Netanyahu. Dhe jo vetëm që e uroi atë, ai e bëri atë në një video. Nëse shikoni liderët e vendeve të tjera – si Brazili – ai priti me muaj. Putin. Shumë liderë të tjerë. Meksika. Të gjithë ata gjithashtu mendonin se zgjedhjet kishin mbaruar. Por edhe ata po prisnin. Askush nuk bëri më shumë se unë për Bibin. Ne u dhamë shumë para dhe u dhamë ushtarë. Ne bëmë gjithçka”, përfundoi Trump.

Ai shtoi më tej se ende “e vlerëson atë, por më shumë e vlerëson besnikërinë”./UBTNews

Exit mobile version