Presidenti amerikan, Doonald Trump se pas katër javësh do të zhvilloj një takim me homologun e tij kinez Xi Jinping dhe se tema kryesore do të jetë tregtia e sojës.
“Do të takohem me presidentin Xi të Kinës pas katër javësh dhe soja do të jetë tema kryesore e bisedës”, shkroi ai.
Presidenti amerikan po ashtu premtoi mbështetje për fermerët amerikanë të sojës, duke fajësuar Kinën për ndalimin e blerjeve të produkteve bujqësore.
“Fermerët e sojës në vendin tonë po vuajnë sepse Kina, vetëm për arsye negociuese, nuk po blen”, tha ai.
Trump njoftoi se administrata e tij do të përdorë një pjesë të të ardhurave të mbledhura nga tarifat mbi importet kineze për të ndihmuar fermerët në vështirësi.
“Kemi fituar kaq shumë para nga doganat saqë do të marrim një pjesë të vogël të këtyre parave dhe do t’i ndihmojmë fermerët tanë. Nuk do t’i zhgënjej kurrë fermerët tanë”, pohoi ai.
Presidenti Trump kishte bërë të ditur më herët se takimi me presidentin Xi Jinping do të mbahej gjatë samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) më 31 tetor dhe 1 nëntor, në Korenë Jugore.
Takimi ballë për ballë do të jetë i pari midis dy liderëve gjatë mandatit të dytë të Trump në Shtëpinë e Bardhë./S.K/KP/UBTNews/