Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se ka shkarkuar katër zyrtarë të lartë qeveritarë të emëruar nga paraardhësi i tij, Joe Biden. Ky veprim u bë publik përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, ku Trump paralajmëroi se mbi 1.000 zyrtarë të tjerë mund të kenë të njëjtin fat.
Në postim, Trump shkruante: “Zyra ime e personelit presidencial është duke identifikuar dhe hequr në mënyrë aktive më shumë se një mijë të emëruar nga administrata e mëparshme, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin tonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.”
Ky njoftim i Trump vjen pas një periudhe të shpejtë pas marrjes së detyrës dhe tregon angazhimin e tij për të pastruar administratën nga ata që ai i konsideron të papërshtatshëm për realizimin e objektivave të tij politike./UBTNews/