UBT News

Trump: SHBA nuk mori pjesë në sulmin ndaj Iranit, por ishte në dijeni

Presienti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar lidhur me sulmin ajror të Izraelit ndaj Iranit, i ndodhur në orët e para të së premtes.

Trump deklaroi se ishte në dijeni paraprakisht për planet izraelite, por theksoi se ushtria amerikane nuk ka pasur asnjë rol në operacionin ushtarak.

“Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave. Do ta shohim. Ka disa njerëz në udhëheqje që nuk do të kthehen,” tha Trump për Fox News, duke përmendur se shumë udhëheqës iranianë janë konfirmuar të vrarë në sulm.

Ai shtoi se administrata e tij kishte kontaktuar një aleat kyç të Lindjes së Mesme për ta informuar para ndërhyrjes, por nuk bëri të ditur se për cilin vend konkret bëhej fjalë.

Exit mobile version