Donald Trump ka deklaruar se SHBA do të “fitojë” garën e Inteligjencës Artificiale (Al), ndërsa administrata e tij zbuloi Planin e saj të Veprimit për Al.
Plani i ri është hartuar për të përshpejtuar ndërtimin e qendrave të të dhënave që kërkojnë shumë energji – që drejtojnë produkte të Al – duke lehtësuar rregullat mjedisore, ndërsa zgjerojnë gjithashtu shumë shitjen e teknologjive jashtë vendit, shkruan skynews.
Plani, i cili përfshin 90 rekomandime, vjen ndërsa SHBA përpiqet të ruajë avantazhin e saj ndaj Kinës, me të dy superfuqitë që investojnë shumë në industri për të siguruar superioritet ekonomik dhe ushtarak.
Ai bën thirrje për eksportimin e softuerëve e pajisjeve të Al amerikane jashtë vendit, dhe kërkon heqjen e “burokracisë” që mund të shihet si pengesë për lulëzimin e industrisë. Në një fjalim në Uashington, Trump tha: “SHBA është vendi që filloi garën e Inteligjencës Artificiale. Dhe si president, jam këtu sot për të deklaruar se SHBA do ta fitojë atë.”
Ai shtoi se gara e armëve teknologjike me Kinën ishte një luftë që do të përcaktojë shekullin e 21-të.
Presidenti shtoi: “Ne gjithashtu duhet të kemi një standard të vetëm federal, jo 50 shtete të ndryshme që rregullojnë këtë industri në të ardhmen.”