Presidentit Donald Trump iu lejua qasja në Twitter sërish, pas 12 orësh prej kur iu bllokua llogaria e tij.
Para se t’i bllokohej llogaria, ai shkroi disa postime të mërkurën duke i quajtur protestuesit ‘patriotë’.
Trump u paralajmërua nga rrjetet sociale se llogaritë e tij do t’i bllokohen për një kohë më të gjatë nëse i shkel rregullat e plaftormave.
Faqet e tjera të mediave sociale si Facebook, Instagram dhe platforma e njohur e lojrave, Twitch, kanë qenë më të rrepta. Twitch ka vendosur një ndalim të pacaktuar në kanalin e Trumpit, ndërsa Facebook ka pezulluar presidentin nga faqja e tij, dhe nga Instagrami për dy javët e ardhshme./UBTNews