Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Donald Trump, tha sot se nuk duhet të largohej nga Shtëpia e Bardhë pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, gjë që ai nuk e pranoi.
“Ne kishim kufirin më të sigurt në historinë e vendit tonë ditën që u largova. Nuk duhej të isha larguar…”, tha ndër të tjera Trump gjatë një mitingu në Lititz të Pensilvanisë, raportoi CNN.
Trump vendosi të vizitojë sërish Pensilvaninë sot, dy ditë para zgjedhjeve, sepse është shumë e rëndësishme.
Është e vështirë të fitosh Shtëpinë e Bardhë pa Pensilvaninë, e cila ka më shumë vota elektorale nga të gjitha shtetet e lëkundura, shkruan CNN.
Pensilvania, me 19 vota elektorale, është një nga shtetet më të vizituara nga kandidatët presidencialë.
Ishte një nga shtetet e fundit që shpalli rezultatet e votimit të vitit 2020, katër ditë pas zgjedhjeve.