Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka rekomanduar që eksportet nga Bashkimi Evropian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – t’i nënshtrohen një tarife prej 50%, sipas një postimi në “Truth Social”.
“Blloku, i cili u formua me qëllimin kryesor për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në TREGTI, ka qenë shumë i vështirë për t’u trajtuar”, tha Trump duke kritikuar BE-në.
“Barrierat e tyre të fuqishme Tregtare, Taksat e TVSH-së, Gjobat qesharake të Korporatave, Barrierat Tregtare Jo-Monetare, Manipulimet Monetare, paditë e padrejta dhe të pajustifikuara kundër Kompanive Amerikane dhe më shumë”, tha presidenti amerikan duke përshkruar një listë të gjatë ankesash.
Presidenti Trump tha se bisedimet tregtare me Brukselin “nuk po shkonin gjëkundi” dhe se për këtë arsye ai kërkonte një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50% për të gjitha importet e BE-së – duke filluar nga 1 qershori.
Trump – siç ka bërë në postime të tjera – rreth politikave të tij të diskutueshme tregtare, u kujtoi lexuesve se nuk ka tarifë nëse një produkt prodhohet në SHBA./atsh