Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke e cilësuar këtë zhvillim si “një ditë të mrekullueshme për Amerikën”. Trump kritikoi ashpër udhëheqjen e Wray, duke akuzuar FBI-në për veprime të paligjshme dhe ndërhyrje politike.
Në deklaratën e tij, Trump theksoi se:
“Dorëheqja e Christopher Wray është një ditë e mrekullueshme për Amerikën pasi do t’i japë fund armatimit të Departamentit të Padrejtësisë. Nën udhëheqjen e tij, FBI bastisi ilegalisht shtëpinë time dhe ndërhyri në mënyrë të padrejtë kundër meje dhe amerikanëve të pafajshëm.”
Gjithashtu, Trump propozoi Kash Patel si kandidatin më të përshtatshëm për të marrë drejtimin e FBI-së. Ai u shpreh se Patel është i përkushtuar të rikthejë ligjin dhe rendin në vend.
“Kash Patel është kandidati më i kualifikuar për të udhëhequr FBI-në në historinë e agjencisë. Me udhëheqjen e tij, populli amerikan do të ketë një sistem drejtësie të fortë, por të drejtë,” tha Trump.
Ish-presidenti përfundoi reagimin duke thënë se ka “respekt të madh” për agjentët e FBI-së dhe se pret me padurim konfirmimin e Kash Patel për të nisur procesin e “Bërjes së FBI-së të Madhe përsëri”.