Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi nga Samiti i NATO-s se do të shqyrtonte mundësinë e furnizimit të Kievit me më shumë raketa ”Patriot”, për të cilat Ukraina ka nevojë për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.
”Presidenti rus Vladimir Putin duhet t’i japë fund kësaj lufte”, shtoi Trump.
Komentet e Trump erdhën pas një takimi 50-minutësh me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në kuadër të një samiti të NATO-s në Hagë.
Të dy udhëheqësit e përshkruan atë si një hap pozitiv në një konflikt që presidenti i SHBA-së e quajti “më të vështirë se luftërat e tjera”.
Trump tha në një konferencë për shtyp se raketat ”Patriot” ishin shumë të vështira për t’u siguruar, por do të shohim nëse mund t’i vëmë disa në dispozicion.
Presidenti i SHBA-së la gjithashtu të hapur mundësinë e ofrimit të më shumë ndihme ushtarake për Kievin.
I pyetur nëse Uashingtoni do të kontribuonte me më shumë para’ për mbrojtjen e Ukrainës këtë vit, Trump tha se “sa i përket financimit, do të shohim se çfarë ndodh”.
Zelensky tha para takimit se Ukraina ishte e gatshme të blinte më shumë raketa ”Patriot”, edhe nëse SHBA-të ishin të gatshme t’i dhuronin ato.
Ai i quajti bisedimet me dyer të mbyllura me Trump “të gjata dhe thelbësore”, ndërsa presidenti i SHBA-së tha se takimi “nuk mund të kishte qenë më i këndshëm”./atsh