UBT News

Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u zotua se do të sjellë “fundin e vuajtjes dhe shkatërrimit” në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se gjatë administratës së tij ishte arritur paqja në Lindjen e Mesme dhe shprehu besimin se do ta rikthente atë shpejt.

Unë do të rregulloj problemet e shkaktuara nga Kamala Harris dhe Joe Biden dhe do të ndaloj vuajtjet në Liban,” deklaroi Trump në një postim në X.

Ai shprehu dëshirën për një “paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme” që të mos përsëritet çdo 5 ose 10 vjet.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së partneritetit midis të gjitha komuniteteve libaneze, Trump u shpreh se njerëzit në Liban meritojnë të jetojnë në paqe dhe prosperitet, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me stabilitet në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ish-presidenti shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me komunitetin libanez në SHBA për të garantuar sigurinë e popullit libanez, në një kontekst të tensioneve në rajon.

Exit mobile version